Njoftimi për privatësi i zbatueshëm për Të dhënat personale të përpunuara në kontekstin e [www.cocacola-kos.com]

 

 

RISHIKIMI I FUNDIT: […]

 

1. Deklarata e përgjithshme e privatësisë 

2. Çfarë të Dhëna Personale ne i mbledhim nga ju? 

3. Si i mbledhim të dhënat tuaja personale? 

4. Si i shfrytëzojmë dhënat tuaja personale? 

5. Çfarë profilizimi bëjmë ne? 

6. Kujt i zbulohen të dhënat tuaja personale? 

7. Sajtet e palës së tretë/ofruesit e shërbimeve nga palët e treta 

8. Shitësit që lidhen me reklamat e palëve të treta 

9. Cilat janë të drejtat tuaja në lidhje me përpunimin e të Dhënave Personale, si mund t’i ushtroni ato dhe si mund të na kontaktoni? 

10. Sa gjatë i mbajmë të dhënat tuaja personale? 

11. Përdorimi i Sajteve nga të miturit dhe paralajmërimi për prindërit 

12. Çfarë transferime të të dhënave personale i bëjmë jashtë Zonës Ekonomike Evropiane? 

13. Ligjet e aplikueshme 

14. Përditësimet e këtij Njoftimi për privatësi 

 

1. Deklarata e përgjithshme e privatësisë

 

a. Njoftimi i mëposhtëm për privatësi (“Njoftimi për privatësi”) i përcakton politikat tona për përpunimin e të dhënave personale që i mbledhim përmes

- uebsajtit tonë në [www.cocacola-kos.com] (“uebsajti”), 

- app i ndërlidhur (“App”); dhe përmes

- faqes së ndërlidhur të medias sociale [https://www.facebook.com/Coca-Cola-800339743355893/?brand_redir=166844534137922;https://www.instagram.com/cocacola_kosova/] (“Media sociale”) (të gjitha së bashku, “Sajtet”). 

Të dhënat personale janë informacione që lidhen direkt ose indirekt me ju si individ (“Të dhënat personale”). 

b. NV Coca-Cola Services SA, me seli të regjistruar në Chaussée de Mons 1424, 1070 Bruksel (“CCS”), është kontrolluesi i të dhënave (në kuptim të Rregullores së BE-së 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 27 prill 2016 për mbrojtjen e personave fizik në lidhje me përpunimin e të Dhënave Personale dhe lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave, e cila e shfuqizon Direktivën 95/46/EC, në tekstin e mëtejmë “Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave”), përgjegjës për përpunimin e të dhënave personale në lidhje me Sajtet (në tekstin e mëtejmë “ne” dhe “jona”).

c. Ju e keni mundësinë që ta shihni këtë Njoftim për Privatësi duke klikuar në linkun e të titulluar “Njoftimi për Privatësi” i vendosur në pjesën e poshtme të secilës faqe të uebsajtit, në Media Sociale dhe në faqen ku mund të shkarkoni aplikacionin tonë. Ju falënderojmë nëse e lexoni me kujdes këtë Njoftim për Privatësi.

d. Ju mund t’i shfletoni sajtet tona, të mësoni rreth gjërave interesante dhe ta shpërndani përmbajtjen tek të tjerët. Gjithashtu mund ta krijoni një llogari për t’iu qasur të gjitha Sajteve të lidhura me bazën qendrore të të dhënave të Coca-Cola-së për Ndërveprimin e Konsumatorit (“Llogaria”) dhe të merrni pjesë në promovime. Për të mësuar se si i përdorim të dhënat tuaja personale kur regjistroheni në një llogari, luteni që t’i referoheni këtij njoftimi për privatësi [fute linkun me Njoftimin për Privatësi që aplikohet me rastin e regjistrimit në bazën qendrore të të dhënave të Coca-Cola-së për Ndërveprimin e Konsumatorëve ]. Ky njoftim për privatësi vlen për të gjithë përdoruesit e Sajteve tona, pavarësisht nëse janë të regjistruar apo jo. 

 

2. Çfarë të Dhëna Personale ne i mbledhim nga ju? 

 

a. Të dhënat personale që i mbledhim dhe i përpunojmë rreth jush

Ne mbledhim dhe përpunojmë informacionin e mëposhtëm rreth jush:

· Mbiemri;

· Emri;

· Gjinia;

· Ditëlindja;

· Emri i përdoruesit;

· Adresa postare;

· Numri i telefonit (duke përfshirë numrin në shtëpi dhe atë celular);

· Adresa elektronike;

· Profili publik i mediave sociale: emri, fotot, “pëlqimet”, lokacioni, informacionet tjera publike të profilit;

· Përmbajtja e krijuar nga përdoruesi në mediat sociale: fotot, tekstet, videot, simbolet, hashtagët, regjistrimet që i shpërndani në mediat sociale;

· Informacioni mbi lokacionin;

· Hobet dhe interesat;

· Zakonet e konsumit;

· Informacioni rreth shfletuesit dhe pajisjes: Adresa IP, adresa MAC, ID e Google Ad, identiteti për reklamuesit (ID e pajisjes);

· Informacioni rreth regjistrit të serverit;

· Të dhënat e përdorimit të aplikacionit;

· Të Dhënat Personale rreth Aktiviteti/Angazhimit (p.sh. të dhënat dhe koha e aktivitetit në Sajtet përkatëse, numri i vizitave në Sajt, cilat artikuj janë klikuar).

 

b. Nga ju kërkojmë që mos të na dërgoni e as ta zbuloni ndonjë informacion të ndjeshëm në ose përmes Sajtit ose ndryshe.

“Informacioni i Ndjeshëm” janë të Dhënat Personale që lidhen me aspekte të ndjeshme si:

· origjina racore ose etnike,

· opinionet politike,

· feja apo besimet tjera,

· shëndeti ose gjendja shëndetësore,

· e kaluara penale,

· anëtarësimi në sindikata,

· orientimi seksual.

 

3. Si i mbledhim të dhënat tuaja personale? 

Ne i mbledhim të dhënat tuaja personale si më poshtë:  

· Nëpërmjet Sajteve:  Ne i mbledhim të dhënat personale përmes Sajteve.

· Offline:  Ne i mbledhim të Dhënat Personale nga ju offline, p.sh. kur kontaktoni me shërbimin për konsumatorë;

· Kur e shkarkoni aplikacionin:  kur e shkarkoni dhe e përdorni aplikacionin, ne i përcjellim dhe i mbledhim të dhënat rreth përdorimit të aplikacionit, siç është data dhe koha kur aplikacioni në pajisjen tënde qaset në serverat tanë dhe cilat informacione dhe dosje janë shkarkuar në aplikacion bazuar në numrin e pajisjes tënde;

 

· Lokacioni fizik: mbledhim informatat për lokacionin fizik të pajisjes tënde, për shembull, duke përdorur satelitët, kullat e telefonit celular ose sinjalet Wi-Fi;

 

· Përdorimi i ‘cookie’: ne i mbledhim të dhënat tuaja personale kur i shfletoni Sajtet, duke përdorur ‘cookie’. Mbledhja dhe përpunimi i të Dhënave Personale përmes ‘cookie’-ve rregullohen nga Politikat për ‘Cookie’ [fute linkun për tek Politikat për ‘Cookie’], që duhet t’i lexoni me kujdes. Ju mund t’i pranoni ose refuzoni ‘cookies’ (përveç ‘Cookie’ rreptësishtë të domosdoshme të përcaktuara në Politikat për ‘Cookie’), përzgjedhja ose heqja e parametrave në Qendrën e Preferencave që gjendjen këtu [fute linkun për tek Qendra e Preferencave nëse zbatohet];

Të dhënat personale që i jepni nëpërmjet Sajteve kombinohen me të Dhënat Personale dhe informacionet tjera që na jepni (nëpërmjet mjeteve online ose offline), ose që i marrim ndryshe online ose offline.

 

4. Si i shfrytëzojmë dhënat tuaja personale? 

 

Ne i përdorim të dhënat tuaja personale për qëllimet e mëposhtme:  

a.  Për t’iu përgjigjur kërkesave tuaja/ndërveprimeve administrative

· Për t’iu përgjigjur pyetjeve, pyetjeve dhe komenteve tuaja dhe për t’i plotësuar kërkesat tuaja.

Baza ligjore për përpunim: interesat tona legjitime për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja.

· Për t’ju dërguar informacione administrative, si për shembull informimi në lidhje me Sajtet, ndryshimet në kushtet dhe termet tona dhe ndryshimet në këtë Njoftim për privatësi.  

Baza ligjore për përpunim: interesat tona legjitime për t’ju informuar për evoluimin e Sajteve tona, ndryshimet në kushtet dhe termet tona dhe ndryshimet në këtë Njoftim për privatësi, me kohë.  

b.  Analiza e të dhënave duke e përdorur profilin publik të Mediave Sociale dhe përmbajtjen e shpërndarë

· Ne i mbledhim të dhënat tuaja personale për ta matur angazhimin tuaj me mediat tona sociale dhe për t’i analizuar interesat tuaja. Konkretisht, ne e mbledhim përmbajtjen që ju e shpërndani në Media Sociale dhe në profilin publik të Medias Sociale, për të analizuar këtë informacion dhe për t’i nxjerrë trendet dhe paternet. Kjo na ndihmon t’i njohim më mirë përdoruesit e Medias Sociale, atë çka pëlqejnë, si reagojnë ndaj produkteve, shërbimeve dhe përmbajtjeve tona. Duke i njohur më mirë përdoruesit e Medias Sociale, ne mund t’i përshtatim Sajtet tona me preferencat e identifikuara të përdoruesve, por gjithashtu në përgjithësi i përmirësojmë produktet dhe shërbimet e Coca-Cola-së.

Baza ligjore për përpunim: pëlqimi juaj

E keni mundësinë që ta pranoni ose refuzoni mbledhjen dhe përdorimin e të Dhënave tuaja Personale për qëllimin e lartpërmendur, duke i rregulluar preferencat tuaja të privatësisë në panelin e privatësisë të qasshme në Sajte [fute linkun]. Vetëm duhet të klikoni në kutinë përkatëse nëse doni që të dhënat tuaja personale të përpunohen me qëllim që të na mundësonin kryerjen e analizave të të dhënave duke e përdorur profilin publik të Medias Sociale dhe përmbajtjet e shpërndara për t’i nxjerrë trendet dhe për t’i përmirësuar Sajtet tona dhe në përgjithësi produktet dhe shërbimet e Coca-Cola-së, përndryshe “de-klikoni” kutitë. Kutia fillimisht është e pazgjedhur.

Mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj për mbledhjen dhe përdorimin e të Dhënave tuaja Personale për qëllimin e lartpërmendur duke hyrë në panelin e privatësisë të qasshme në Sajte dhe duke “de-klikuar” kutitë përkatëse. Gjithashtu mund të na informoni se dëshironi ta tërhiqni pëlqimin tuaj me email, duke na telefonuar ose duke na shkruar nëpërmjet informacionit të kontaktit të shënuar në seksionin 9 të këtij njoftimi për privatësi. Pasi ta tërhiqni pëlqimin, ne do ta ndalojmë përpunimin për qëllimin përkatës.

c.  Analizat e të dhënave që kanë të bëjnë me aktivitetin tënd në Sajte

· Ne mbledhim të dhënat tuaja personale, duke përfshirë të dhënat e lokacionit, për të matur angazhimin tuaj me Sajtet (p.sh. ta dimë se si i përdorni Sajtet tona, kur i përdorni ato, sa shpesh, me çfarë pajisje, sa kohë qëndroni mbi to, artikujt që i klikoni), dhe i nxjerrim trendet dhe paternet e konsumit nga kjo analizë. Kjo na ndihmon që t’i njohim përdoruesit e Sajteve më mirë dhe t’i përshtatim Sajtet tona me preferencat e identifikuara të përdoruesve, por gjithashtu në përgjithësi i përmirësojmë produktet dhe shërbimet e Coca-Cola-së.

Baza ligjore për përpunim: pëlqimi juaj

Ju keni mundësi që ta pranoni ose refuzoni mbledhjen dhe përdorimin e të Dhënave tuaja Personale që kanë të bëjnë me aktivitetin tuaj në Sajte me qëllim të kryerjes së analizës së të dhënave për t’i nxjerrë trendet dhe për t’i përmirësuar Sajtet tona dhe më përgjithësisht produktet dhe shërbimet e Coca-Cola-së duke i rregulluar preferencat tuaja të privatësisë në panelin e kontrollit të privatësisë të qasshme në Sajte [fute linkun]. Vetëm duhet të klikoni në kutinë përkatëse nëse doni që të dhënat tuaja personale të përpunohen me qëllim që të na mundësojnë kryerjen e analizave të të dhënave për t’i nxjerrë trendet dhe për t’i përmirësuar Sajtet tona dhe në përgjithësi produktet dhe shërbimet e Coca-Cola-së, përndryshe “de-klikoni” kutitë. Kutia fillimisht është e pazgjedhur.

Mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj për mbledhjen dhe përdorimin e të Dhënave tuaja Personale për qëllimin e lartpërmendur duke hyrë në panelin e privatësisë të qasshme në Sajte dhe duke “de-klikuar” kutitë përkatëse. Gjithashtu mund të na informoni se dëshironi ta tërhiqni pëlqimin tuaj me email, duke na telefonuar ose duke na shkruar nëpërmjet informacionit të kontaktit të shënuar në seksionin 9 të këtij njoftimi për privatësi. Pasi ta tërhiqni pëlqimin, ne do ta ndalojmë përpunimin për qëllimin përkatës.

d.        Ruajtja dhe shpërndarja e përmbajtjes që e publikoni në mediat sociale

· Mund të shpërndani përmbajtje në mediat tona sociale, siç janë fotot tuaja, tekstet, hashtagët, videot dhe regjistrimet. Kur komunikoni përmbajtje të tilla në mediat tona sociale, ne mund të vendosim për t’i shpërndarë disa nga këto përmbajtje (dhe profilin tuaj të medias sociale) në Sajtet tona, në kontekstin e fushatave të marketingut dhe më në përgjithësi për t’i prezantuar dhe nxjerrë në pah Sajtet tona, produktet Coca-Cola dhe shërbimet e Coca-Cola-së. Kur e bëjmë këtë, i ruajmë të dhënat tuaja personale në bazën qendrore të të dhënave të Coca-Cola-së për Ndërveprimin e Konsumatorëve

Baza ligjore për përpunim: pëlqimi juaj

E keni mundësinë që ta pranoni ose refuzoni mbledhjen dhe përdorimin e të Dhënave tuaja Personale për qëllimin e lartpërmendur, duke i rregulluar preferencat tuaja të privatësisë në panelin e privatësisë të qasshme në Sajte [fute linkun]. Vetëm duhet të klikoni në kutinë përkatëse nëse doni që të dhënat tuaja personale të përpunohen me qëllim që të na mundësonin ruajtjen dhe shpërndarjen në Sajtet tona të përmbajtjes që e publikoni në Median Sociale, përndryshe “de-klikoni” kutitë. Kutia fillimisht është e pazgjedhur.

Mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj për mbledhjen dhe përdorimin e të Dhënave tuaja Personale për qëllimin e lartpërmendur duke hyrë në panelin e privatësisë të qasshme në Sajte dhe duke “de-klikuar” kutitë përkatëse. Gjithashtu mund të na informoni se dëshironi ta tërhiqni pëlqimin tuaj me email, duke na telefonuar ose duke na shkruar nëpërmjet informacionit të kontaktit të shënuar në seksionin 9 të këtij njoftimi për privatësi. Pasi ta tërhiqni pëlqimin, ne do ta ndalojmë përpunimin për qëllimin përkatës.

e. Administrimi i TI

· Ne i përdorim të dhënat tuaja personale për t’i diagnostikuar problemet e serverit, për t’i administruar Sajtet dhe për të kontrolluar nëse funksionojnë siç duhet.

Baza ligjore për përpunim: interesat tona legjitime për t’i administruar sistemet dhe rrjetet tona të TI, për ta siguruar funksionimin e duhur të Sajteve.

f.  Transaksionet 

             

Në rast se kryeni ndonjë transaksion nëpërmjet Sajteve, siç është blerja e Coca-Cola dhe markave të ndërlidhura, ne i regjistrojmë detajet e pagesave që i jepni gjatë transaksionit, së bashku me të Dhënat tjera Personale, siç është adresa në të cilën produktet e blera duhet të dërgohen. Ne i përdorim të dhënat tuaja personale për ta realizuar transaksionin dhe blerjen.

 

Baza ligjore për përpunim: Përpunimi i të Dhënave tuaja Personale për t’i kryer transaksionet bazohet në përmbushjen e kontratës së blerjes.

G. Pajtueshmëria me detyrimet tona ligjore

· Për t’i përmbushur detyrimet tona ligjore, procedurat ligjore ose urdhrat e autoriteteve qeveritare, të cilat mund të përfshijnë urdhra nga autoritetet qeveritare jashtë vendit tuaj të qëndrimit, kur ne besojmë në mënyrë të arsyeshme se jemi ligjërisht të detyruar ta bëjmë dhe kur zbulimi i të Dhënave Personale është rreptësishtë i domosdoshëm për t’i përmbushur detyrimet ligjore, procedurat ose urdhrat e qeverisë.

 

Baza ligjore për përpunim: pajtueshmëria me detyrimet tona ligjore.

G. Mbrojtja e ligjshme e interesave tona

· Për t’i zbatuar në mënyrë të ligjshme kushtet dhe termat tona, për t’i mbrojtur veprimet tona ose ato të ndonjë prej bashkëpunëtorëve tanë, për t’i mbrojtur të drejtat, privatësinë, sigurinë ose pronën tonë dhe/ose atë të bashkëpunëtorëve tanë dhe për t’ia mundësuar vetes që t’i ndjekim mjetet juridike në dispozicion ose për t’i kufizuar dëmet që mund t’i pësojmë.

 

Baza ligjore për përpunim: interesat tona legjitime për ta mbrojtur organizatën ligjërisht.

 h. Operacionet/M&A të Korporatës

· Për ta kryer ndonjë riorganizim, shkrirje, shitje, sipërmarrje të përbashkët, caktim, transferim ose shpërndarje tjetër të të gjithë ose ndonjë pjese të biznesit, aseteve ose stokut tonë (përfshirë këtu edhe procedurat e falimentimit ose të ngjashme).

Baza ligjore për përpunim: interesat tona legjitime për ta realizuar strategjinë e korporatës sonë.

 

5. Çfarë profilizimi bëjmë ne?

 

a. Ne i përdorim të dhënat tuaja personale për ta bërë poentimin dhe profilizimin në mënyrë të automatizuar, me ndihmën e UID të Google. Poentimi dhe profilizimi kryhet për t’i arritur qëllimet e mëposhtme të përshkruara në seksionin 4 të Njoftimit për Privatësi: (i) Analizat e të dhënave që kanë të bëjnë me aktivitetin tuaj në Sajte dhe (ii) Analiza e të dhënave duke përdorur profilin publik të Medias Sociale dhe përmbajtjen e shpërndarë.

 

b. Ky profilizim nuk ka pasoja ligjore mbi ju, as nuk ka ndonjë efekt në përvojën tuaj në Sajte. Ai nuk përfshinë ndonjë monitorim ose ndjekje të sjelljes, veprimit ose lëvizjes suaj individuale në asnjë mënyrë. Përdoret vetëm për të na ndihmuar t’i njohim preferencat dhe sjelljet e përdoruesve të Sajteve në përgjithësi, dhe nga kjo analizë, të përmirësohen Sajtet, produktet Coca-Cola dhe shërbimet e Coca-Cola-së.

 

6. Kujt i zbulohen të dhënat tuaja personale?

 

Të dhënat tuaja personale zbulohen para pranuesve të mëposhtëm:

a. Subjekti lokal

 

b. Adobe Managed Services, e cila i hoston sistemet tona TI dhe siguron mbështetje të sistemit;   

 

c. Platforma APIGEE Edge, e cila i hoston sistemet tona TI dhe siguron mbështetje të sistemit;

 

d. Amazon Web Services (AWS) EC2, e cila i hoston sistemet tona TI dhe siguron mbështetje të sistemit;

 

e. CI&T, i cili i hoston sistemet tona TI dhe siguron mbështetje të sistemit (agjencia e cila siguron dhe mirëmban GO!Progressive)

 

f. DMeX, i cili i hoston sistemet tona TI dhe siguron mbështetje të sistemit;

 

g. [EPAM (përgjegjës për programimin CID, i vendosur në Hungari)];

 

 

h. ExactTarget, i cili e mbështetë sistemin tonë TI dhe kryen analizën e të dhënave për qëllimet e përshkruara në Njoftimin për Privatësi;

 

i. Gigigo (menaxhon platformën Orchextra)

 

j. Gigya, e cila i hoston sistemet tona TI dhe siguron mbështetje të sistemit;

 

k. Google, i cili [e mbështetë sistemin tonë TI dhe kryen analizën e të dhënave për qëllimet e përshkruara në Njoftimin për Privatësi;

 

l. ICP (siguron shërbime të menaxhimit të përmbajtjes për DMeX);

 

m. Livefyre, e cila i hoston sistemet tona TI dhe siguron mbështetje të sistemit;

 

n. Janrain, e cila i hoston sistemet tona TI dhe siguron mbështetje të sistemit;

 

o. MicroStrategy, e cila i hoston sistemet tona TI dhe siguron mbështetje të sistemit;

 

p. MRM-McCann, e cila i hoston sistemet tona TI dhe siguron mbështetje të sistemit; (menaxhon të gjithë platformën e Journey)

 

q. Qualtrics, e cila i hoston sistemet tona TI dhe siguron mbështetje të sistemit;

 

r. SalesForce, e cila i hoston sistemet tona TI dhe siguron mbështetje të sistemit;

 

s.  SessionM, e cila i hoston sistemet tona TI dhe siguron mbështetje të sistemit;

 

t.  Wayin DB;

 

u. WordPress, e cila i hoston sistemet tona TI dhe siguron mbështetje të sistemit;

 

v. [Wunderman (menaxhimi i përmbajtjes së fushatës)]

 

w. Kontraktuesi i CIC

 

x. Ndërsa besojmë se është e nevojshme apo e përshtatshme, autoritetet përkatëse, bashkëpunëtorët dhe palët e treta: (a) për t’i përmbushur detyrimet tona ligjore; (b) për t’u përgjigjur kërkesave nga autoritetet publike dhe qeveritare, të cilat mund të përfshijnë autoritetet publike dhe qeveritare jashtë vendit tuaj të banimit; (c) për t’i zbatuar termat dhe kushtet tona; (d) për t’i mbrojtur operacionet tona ose ato të ndonjë prej bashkëpunëtorëve tanë; (e) për t’i mbrojtur të drejtat, privatësinë, sigurinë ose pronën tonë, dhe/ose atë të bashkëpunëtorëve tanë; dhe (f) të na mundësojë t’i ndjekim mjetet juridike në dispozicion ose t’i kufizojmë dëmet që mund t’i pësojmë.

 

7. Sajtet e palës së tretë/ofruesit e shërbimeve nga palët e treta

 

Ky Njoftim për Privatësi nuk i adreson dhe nuk jemi përgjegjës për praktikat e përpunimit dhe të mbrojtjes së të dhënave të ndonjë pale të tretë, duke përfshirë çdo palë të tretë që vepron në ndonjë sajt në të cilën këto Sajte përmbajnë link. Përfshirja e linkut në Sajte nuk nënkupton miratimin e sajtit të lidhur prej nesh ose nga bashkëpunëtorët tanë.  

Në veçanti, ju lutem vini re se Sajtet mund të përmbajnë një link me uebsajtet e tregtisë elektronike, duke përfshirë disa uebsajte të tregtisë elektronike që janë të markës Coca-Cola.  Ky Njoftim për Privatësi nuk i rregullon asnjë uebsajt të tregtisë elektronike në të Sajti mund të përmbajnë linkun.  Të Dhënat Personale që ju i ofroni përmes uebsajtit për tregti elektronike do të jetë subjekt i njoftimit për privatësi në sajtin e tregtisë elektronike, jo këtë Njoftim për Privatësi.  Ne nuk kemi kontroll mbi të dhe nuk jemi përgjegjës për përdorimin e informacionit të mbledhur përmes sajtit të tregtisë elektronike.

Në disa raste mund ta përdorim një shërbim pagesash nga pala e tretë për t’i procesuar blerjet dhe/ose për t’i mbledhur donacionet e bëra përmes Sajtit.  Në këto raste, të dhënat tuaja personale mund të mblidhen nga kjo palë e tretë e jo nga ne, dhe do t’i nënshtrohen njoftimit për privatësi të palës së tretë, e jo këtij Njoftimi për privatësi. Nuk kemi kontroll mbi to dhe nuk jemi përgjegjës për përdorimin ose zbulimin e të dhënave tuaja personale nga kjo palë e tretë dhe ne nuk i miratojmë ato palë të treta apo uebsajtet e tyre.  Ne nuk bëjmë ndonjë përfaqësim në lidhje me saktësinë, plotësinë, afatet kohore dhe përshtatshmërinë e informacionit në politikat e veta të privatësisë së atyre palëve të treta. Është përgjegjësia juaj që t’i lexoni me kujdes politikat e privatësisë në uebsajtet e palëve të treta përpara se t’i përdorni ato.

 

8. Shitësit që lidhen me reklamat e palëve të treta

Ju lutemi vini re se shitësit tanë të lidhur me reklamimin online dhe email mund të përdorin tagë pikselash, web beacon, GIF të qarta ose teknologji të tjera të ngjashme në lidhje me Sajtin për të ndihmuar në menaxhimin e fushatave tona të reklamimit online dhe email dhe për ta forcuar efektivitetin e fushatave të tilla.  Për shembull, nëse një shitës ka vendosur ‘cookie’ unike në kompjuterin tuaj, shitësi mund të përdorë tagë pikselash, web beacon, GIF të qarta ose teknologji të tjera të ngjashme për ta njohur ‘cookie’ gjatë vizitës në Sajt dhe për të mësuar se cilat prej reklamave tona online mund t’ju kenë sjellë në Sajtet tona, dhe shitësi mund të na ofrojë informata të tilla të tjera për përdorimin tonë.  Ju lutem vini re se ne mund t’i lidhim informatat tjera që na kanë dhënë shitësit tanë me të Dhënat Personale të cilat i kemi mbledhur më parë.

Ne mund t’i përdorim kompanitë e reklamave të palëve të treta për t’i shërbyer reklamat në Sajtet tona.  Këto kompani mund të përdorin informata (duke mos e përfshirë emrin, adresën, adresën email ose numrin e telefonit) për vizitat tuaja në Sajte në mënyrë që të sigurojnë reklama për mallrat dhe shërbimet që ju interesojnë.  Nëse dëshironi më shumë informata rreth kësaj praktike, vizitoni http://evidon.com dhe t’i njihni zgjedhjet tuaja për mos-mbledhjen ose përdorimin e këtyre informatave nga këto kompani, ju lutem vizitoni [http://www.evidon.com/consumers/profile_manager#tab3 ]

 

9. Cilat janë të drejtat tuaja në lidhje me përpunimin e të Dhënave Personale, si mund t’i ushtroni ato dhe si mund të na kontaktoni?

 

a. Të drejtat tuaja në lidhje me përpunimin e të Dhënave Personale

Keni të drejtë:

· të pajiseni me një kopje të të dhënave personale që i mbajmë në lidhje me ju;

· të kërkoni nga përditësimin ose korrigjimin e ndonjë të dhëne të pasaktë, ose t’i plotësojmë të Dhënat Personale jo-komplete;

· të kërkoni që ne mos t’i përpunojmë të dhënat tuaja personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë.

Gjithashtu keni të drejtë, në rrethana të caktuara:

· ta kundërshtoni përpunimin e të Dhënave Personale;

· të kërkoni nga ne që t’i fshijmë të dhënat tuaja personale;

· ta kufizojmë përpunimin e të Dhënave tuaja Personale; dhe

· të na kërkojë që t’i transmetojmë disa të Dhënave Personale tek ju ose t’i transferojmë një kontrolluesi tjetër të të dhënave.

b. Ushtrimi i të drejtave tuaja

Nëse dëshironi që t’i ushtroni ndonjë nga të drejtat tuaja të mësipërme, mund të na kontaktoni përmes një nga opsioneve të mëposhtme.

 

· Mund të na dërgoni email në adresën e mëposhtme: […]

 

· Mund të na telefononi në: […]

 

· Mund të shkruani në adresën postare e poshtme: […]

 

c. E drejta për të parashtruar ankesë pranë autoritetit kompetent për mbrojtjen e të dhënave

Keni të drejtë që të parashtroni ankesë pranë autoritetit përkatës mbikëqyrës (veçanërisht në shtetin anëtar të vendbanimit tuaj, vendin e punës ose vendin e shkeljes së supozuar), nëse jeni i mendimit se ndonjë nga të dhënat tuaja personale është përpunuar në ndonjë mënyrë që përbën shkelje të Rregullores së Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave Nr. 2016/679 të datës 27 prill 2016.

 

d. Detajet e kontaktit të Zyrtarit për Mbrojtjen e të Dhënave (DPO)

Mund ta kontaktoni Zyrtarin për Mbrojtjen e të Dhënave (DPO) në adresën e mëposhtme: [detajet e kontaktit të DPO].

 

10. Sa gjatë i mbajmë të dhënat tuaja personale? 

 

a. Synojmë që të dhënat tuaja personale t’i mbajmë të sakta dhe të përditësuara. Do t’i fshijmë të dhënat personale që i mbajmë në lidhje me ju kur nuk na duhen më.

 

b. Ne i mbajmë të dhënat tuaja personale që i përdorim për qëllimet e përshkruara në këtë Njoftim për Privatësi për një periudhë maksimale prej 2 vitesh, përveç rasteve kur kërkesat ligjore imponojnë mbajtjen e të Dhënave Personale më gjatë ose më shkurt

 

c. Për të ditur se sa kohë i mbajmë ‘cookie’-të në pajisjen tënde fundore, referojuni Politikave për ‘Cookie’ [fute linkun për në Politikat për ‘Cookie’]

 

11. Përdorimi i Sajteve nga të miturit dhe paralajmërimi për prindërit

 

a. Sajtet u drejtohen individëve që janë 13 deri 16 vjeç me pëlqimin e prindërve. Kërkojmë që individët tjerë nën 13 vjeç të mos i japin të Dhënat Personale nëpër Sajte.   E rezervojmë të drejtën për të kërkuar dëshmi të pëlqimit nga prindërit në çdo kohë për ta lejuar përpunimin e të dhënave personale në lidhje me të miturit.

 

b. Për disa Sajte mund të ketë kufizime moshe, bazuar në atë se çka është e përshtatshme për shikim nga moshat e caktuara ose çka u lejohet ligjërisht.  Kur zbatohen kufizimet specifike për moshën, ato do të shënohen qartë në Sajtin përkatës dhe mund të bëjmë pyetje për ta verifikuar moshën tuaj përpara se të vazhdoni.

 

12. Çfarë transferime të të dhënave personale i bëjmë jashtë Zonës Ekonomike Evropiane?

 

Ne gjithashtu i transferojmë të dhënat tuaja personale në shtetet e treta që nuk sigurojnë nivel adekuat mbrojtjeje, siç janë. Në këtë rast, transferimet tona të të dhënave u nënshtrohen këtyre masave të duhura në përputhje me GDPR-në, për ta garantuar mbrojtjen adekuate të të dhënave tuaja personale:

- Klauzolat standarde të mbrojtjes së të dhënave të miratuara nga Komisioni i BE-së sipas nenit 46 paragrafi 2 të GDPR (klikoni këtu për ta parë vendimin e Komisionit të BE-së për klauzolat standarde kontraktuale për transferimet tek përpunuesit e vendosur në shtetet e treta); dhe

- Mburoja e fshehtësisë e BE-SHBA për transfertat tek subjektet e vendosura në Shtetet e Bashkuara (kliko këtu për ta parë vendimin e Komisionit të BE-së që ka të bëjë me Mburojën e privatësisë BE-SHBA).

Për ta mësuar ndonjë informacion përkatës në lidhje me ndonjë transferim të të dhënave tuaja personale në shtetet e treta (duke i përfshirë mekanizmat përkatës të transferimit), luteni që ta kontaktoni [...] në këtë adresë [...].

 

13. Ligjet e aplikueshme

Ky Njoftim për privatësi rregullohet dhe interpretohet në përputhje me ligjet e Belgjikës dhe çdo dispozitë tjetër e detyrueshme e ligjeve në fuqi në Bashkimin Evropian.

 

14. Përditësimet e këtij Njoftimi për privatësi 

a. Mund ta kuptoni se kur ky Njoftim për privatësi është ndryshuar herën e fundit duke e kontrolluar “RISHIKIMI I FUNDIT” në krye të kësaj faqeje.

 

b. Të gjitha ndryshimet e shqyrtuara në këtë Njoftim për privatësi do t’ju komunikohen mjaft kohë para se ndryshimet të hyjnë në fuqi.

 

Ju mund të printoni, shkarkoni ose ta mbani një kopje të këtij njoftimi për privatësi (dhe të cilitdo version të rishikuar) për qëllimet tuaja.