Rregullat e lojës shpërblyese MMM! Hape dhe fito

“MMM! Hape dhe fito”

ORGANIZATORI

 

NENI 1

MMM! Loja shpërblyese “MMM Hape dhe fito” (në tekstin e mëtejmë: MMM! Hape dhe fito), me qëllim të promovimit të produkteve të cilat i shpërndan, organizohet nga COCA-COLA HELLENIC BOTTLING COMPANY - KOSOVO L.L.C, PRISHTINË , Llapnasellë, kilometri i pestë i rr. Prishtine-Shkup , NRB 7007149 (ne tekstin e mëtejmë: Organizatori), e në pajtim me dispozitat e këtyre Rregullave (në tekstin e mëtejmë: Rregullat).

 

EMRI ZYRTAR I PROGRAMIT LOYALTY

NENI 2

Emri zyrtar i lojës shpërblyese “MMM! Hape dhe fito”.

TERRITORI

NENI 3

Loja shpërblyese MMM! Hape dhe fito do të organizohet në territorin e Kosovës.

 

KOHËZGJATJA DHE HYRJA NË FUQI E RREGULLAVE TË LOJËS SHPËRBLYESE MMM! HAPE DHE FITO

 

NENI 4

Loja shpërblyese MMM! Hape dhe fito do të fillojë më 03.10.2018 dhe do të zgjasë deri më 30.11.2018. Fillimi dhe përfundimi i afateve për dërgimin e kodeve dhe pjesëmarrjen në lojën shpërblyese MMM! Hape dhe fito përshkruhen më në hollësi në nenin 7 në vijim të këtyre rregullave.

 

 

PAKOT PROMOVUESE DHE QËLLIMI I ORGANIZIMIT TË LOJËS SHPËRBLYESE MMM! HAPE DHE FITO

 

NENI 5

 

Produktet dhe pakot në vijim janë pjesë e lojës shpërblyese MMM! Hape dhe fito (në tekstin e mëtejmë: Pakot promovuese): Coca-Cola dhe Coca Cola Zero të paketuara në shishe plastike të pakthyeshme më 1.25L dhe 2L (në tekstin e mëtejmë: PET). Paketat promovuese do të dallohen nga etiketat promovuese me përshkrim të shkurtë të lojës shpërblyese MMM! Hape dhe fito.

 

Coca-Cola është markë e regjistruar në pronësi të “The Coca-Cola Company”.

Qëllimi i organizimit të kësaj loje shpërblyese MMM! Hape dhe fito është promovimi i produkteve që shpërndan Organizatori.

 

E DREJTA PËR PJESËMARRJE

NENI 6

Të gjithë personat (personat fizik) me adresë banimi në Kosovë kanë të drejtë të marrin pjesë në lojën shpërblyese MMM! Hape dhe fito, me përjashtim të punonjësve të Organizatorit, agjencitë e marketingut të angazhuara nga Organizatori në promovimin e lojës shpërblyese MMM! Hape dhe fito, punonjësit në pikat e shitjes ku shitën Pakot promovuese, si dhe anëtarët e familjeve të ngushta të tyre (bashkëshortët, fëmijët, prindërit dhe vëllezërit e motrat e tyre nëse jetojnë me ta në bashkësi).

Nëse fituesi i ndonjërit prej shpërblimeve është një person i mitur ose i është hequr zotësia e veprimit, shpërblimin do ta pranoj përfaqësuesi ligjor, pas nënshkrimit të deklaratës me të cilën Organizatori lirohet nga çfarëdo përgjegjësie që mund të lindë në lidhje me dhënien e shpërblimit, si dhe të dëmshpërblimit ose kërkesës së çfarëdo lloj natyre që lidhet me këtë. Cilësia e përfaqësuesit vërtetohet me dokumentacion të vlefshëm origjinal.

Organizatori rezervon të drejtën për të kryer kontrollim të fakteve të mësipërme sipas gjykimit të tij.

 

MEKANIZMI I PJESËMARRJES NË LOJËN SHPËRBLYESE MMM! HAPE DHE FITO

NENI 7

Për të marrë pjesë në lojën shpërblyese MMM! Hape dhe fito nga konsumatorët paraprakisht kërkohet të regjistrohen në faqen e internetit www.cocacola-kos.com duke ndjekur hapat e paraparë dhe pastaj të shënojnë kodin i cili gjendet në pjesën e brendshme të kapakëve nga plastika të PET pakove promovuese. Fillimi i afatit për regjistrim dhe shënimin e kodeve është 03.10.2018, duke filluar nga ora 00.00, ndërsa afati i fundit për shënimin e kodeve është 30.11.2018, në orën 24.00. Pasi shfrytëzuesi të shënojë kodin, mund të rrotullojë rrotën virtuale dhe të fitojë njërin nga shpërblimet e ofruara. Menjëherë pas rrotullimit të rrotës, pjesëmarrësi do të pranojë njoftimin nëse ka fituar shpërblimin, si dhe informacionin se dorëzimi i shpërblimit bëhet në adresën e shtëpisë në afat maksimal prej 90 ditësh. Kodi fitues caktohet rastësisht nga kompjuteri duke përdorur algoritmin. Gjatë dorëzimit të shpërblimit, fituesi i shpërblimit duhet të nënshkruaj deklaratën për pranimin e shpërblimit para përfaqësuesit të organizatorit ose një personi të autorizuar nga organizatori për dhënien e shpërblimit.

Secili pjesëmarrës mund të shënoj aq kode sa dëshiron.

Me rastin e regjistrimit dhe pranimit të rregullave të lojës shpërblyese MMM! Hape dhe fito në faqen e internetit të Organizatorit, konsumatori fiton statusin e pjesëmarrësit, si dhe të gjitha të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara me këto Rregulla.

Organizatori nuk është përgjegjës për pengesat teknike ose ndërprerjet në funksionimin e qarkullimit në internet.

Të gjitha të dhënat personale të cilat shënohen nga pjesëmarrësit me rastin e regjistrimit ose shënimit të dhënave për dorëzimin e shpërblimeve do të ruhen në pajtim me rregullat për mbrojtjen e të dhënave

personale dhe do të përdoren vetëm për qëllim të verifikimit të përmbushjes së kushteve për pjesëmarrje dhe dorëzimin e shpërblimeve si dhe për qëllimet e përshkruara në nenin 10 të këtyre Rregullave, nëse fituesi jep pëlqimin për këtë.

 

PËRSHKRIMI I SHPËRBLIMEVE DHE VLERA E SHPËRBLIMEVE

Neni 8

Në lojën shpërblyese MMM! Hape dhe fito fituesve do t’u ndahen shpërblimet si vijon:

 

  • Tenxhere të vogla - 2210 copë
  • Tenxhere të mëdha - 1130 copë
  • Tiganë - 960 copë
  • Blenderë të dorës - 800 copë
  • Mikserë - 800 copë

 

Numri i shpërblimeve është i kufizuar dhe në asnjë rast nuk do të ndahen më shumë shpërblime se numri i paraparë me këto Rregulla.

 

NJOFTIMI I FITUESVE DHE DORËZIMI I SHPËRBLIMEVE

Neni 10

Në rast se nuk arrihet të kontaktohet fituesi përmes numrit të telefonit të cilin e ka regjistruat fituesi në sistem, Organizatori do të përpiqet ta kontaktojë atë disa herë, por me këto Rregulla nuk detyrohet për më shumë se një herë. Nëse Organizatori me mënyrën e përshkruar nuk arrin të kontaktojë me fituesin edhe brenda 10 ditëve nga dita e përfundimit të lojës shpërblyese MMM! Hape dhe fito, fituesi humb të drejtën në shpërblim.

Organizatori rezervon të drejtën të diskualifikojë pjesëmarrësit të cilët nuk respektojnë Rregullat ose të cilët përmes mashtrimit ose çfarëdo mënyrë tjetër të palejuar kanë marrë në posedim kodet e lojës shpërblyese MMM! Hape dhe fito.

Gjatë dorëzimit të shpërblimit, fituesi duhet të nënshkruajë edhe fletëpranimin me të cilin vërteton pranimin e shpërblimit, në të kundërtën nuk ka të drejtë të pranojë shpërblimin.

Para dorëzimit të çmimit, nga fituesi mund të kërkohet të nënshkruajë Deklaratën e pajtimit për shfrytëzimin e emrit, fotografive dhe video incizimeve të dorëzimit pa kompensim, vetëm me qëllim të promovimit të lojës shpërblyese MMM! Hape dhe fito, të cilën kërkesë fituesi ka të drejtë të refuzoj. Dhënia e pëlqimit nuk paraqet kusht për dhënien e çmimit.


PËRJASHTIMI I PËRGJEGJËSISË NË KONTESTET PRONËSORE

NENI 11

Kontestet eventuale ndërmjet pjesëmarrësve lidhur me pronësinë e kodeve apo kapakëve nuk ndikojnë në parimin që Organizatori do t'ia jap shpërblimin personit i cili paraqet një kërkese të tillë Organizatorit në pajtim me dispozitat e këtyre Rregullave.

Të gjitha kërkesat për shpërblime të pranuara nga Organizatori pas skadimit të lojës shpërblyese MMM! Hape dhe fito ose afatet për gëzimin e drejtave të caktuara të parapara me këto Rregulla do të konsiderohen të pavlefshme.

PËRJASHTIMI I PËRGJEGJËSISË

Neni 12

Të gjitha kërkesat në lidhje me vlerën shfrytëzuese dhe cilësinë e shpërblimeve fituesit duhet t’ia dërgojnë drejtpërdrejt furnizuesit të shpërblimeve.

Organizatori nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë dëm të shkaktuar material ose jo-material (përfshi dëmin e vërtetë dhe fitimin e humbur) që rrjedh si pasojë e pjesëmarrjes në lojën shpërblyese MMM! Hape dhe fito dhe fitimin e shpërblimeve, përveç përgjegjësisë e cila nuk mund të përjashtohet ligjërisht.

 

SHPENZIMET

Neni 13

Organizatori do të bartë shpenzimet e dorëzimit të shpërblimeve në adresën e shtëpisë. Organizatori nuk do të bartë shpenzimet e pjesëmarrjes në lojën shpërblyese MMM! Hape dhe fito, nëse ka të atilla.

QASJA NË RREGULLA

 

NENI 14

Çdo palë e interesuar mund të marrë një kopje të Rregullave me shpenzime vetanake, në ambientet e Organizatorit, adresa e të cilit është e shënuar në Nenin 1 të këtyre Rregullave. Për informata, pjesëmarrësit mund të telefonojnë në numrin e telefonit 038 540 690 çdo ditë pune nga ora 8.00 deri në orën 16.00, gjatë kohëzgjatjes së lojës shpërblyese MMM! Hape dhe fito.

 

PUBLIKIMI I RREGULLAVE

NENI 15

Rregullat e lojës shpërblyese MMM! Hape dhe fito do të publikohen në faqen e internetit www.cocacola-kos.com dhe pjesërisht do të botohen në materialin reklamues në pikat e shitjes dhe Pakot promovuese.

 

KONTESTET

 

Neni 16

Çdo kontest ndërmjet Organizatorit dhe cilitdo pjesëmarrës në promovim do të zgjidhet nga gjykatat kompetente në Prishtinë.

 

 

NDËRPRERJA E LOJËS SHPËRBLYESE

 

Neni 17

Loja shpërblyese MMM! Hape dhe fito mund të ndërpritet në rast të forcës madhore (rrethanat të cilat organizatori nuk ishte në gjendje të parashikonte ose të ndikonte), përfshirë pamundësinë e Organizatorit, për arsye të cilat nuk ndikohen nga vullneti i tij, për të zhvilluar lojën shpërblyese MMM! Hape dhe fito, për të komunikuar me pjesëmarrësit ose për të siguruar shpërblimet. Organizatori do të informojë në mënyrë adekuate konsumatorët për ndërprerjen e mundshme të lojës shpërblyese MMM! Hape dhe fito dhe arsyet. Në rast të ndërprerjes për arsyet e lartcekura, Organizatori nuk është i detyruar të kompensojë pjesëmarrësit për çfarëdo shpenzime që lidhen me pjesëmarrjen në lojën shpërblyese MMM! Hape dhe fito.

 

Në Prishtinë, më __. 08.2018

 

ORGANIZATORI

 

COCA-COLA HBC-KOSOVO LLC PRISTINË