Clifford Chance – 18.05.2018

Konfidenciale

 

Coca-Cola

 

Njoftim Privatësie i vlefshëm për platformën promocionale [www.cocacola-kos.com]



REVIDIMI I FUNDIT: …

Përmbajtja

Deklarata e Privatësisë 

Të Dhënat Personale 

Si ne mbledhim të Dhënat Personale tuaja 

Si ne përdorim të Dhënat Personale tuaja 

Kujt i zbulohen të Dhënat Personale tuaja? 

Sajtet e Palëve të Treta 

Çfarë transferime bëjmë ne të të Dhënave Personale jashtë Zonës Ekonomike Evropiane? 

Cilat janë të drejtat tuaja sa i përket përpunimit të të Dhënave Personale tuaja, si mund t’i ushtroni ato, dhe si mund të na kontaktoni? 6

Periudhat e mbajtjes së të Dhënave Personale tuaja 7

Ligji i zbatueshëm 7

Azhurnimet e këtij Njoftimi Privatësie 7



 

1. Deklarata e Privatësisë

 

Kompania Coca-Cola dhe të ndërlidhurit e vet brengosën lidhur me çështjet e privatësisë dhe dëshirojnë që ju të jeni të familjarizuar me mënyrën sesi ata grumbullojnë, përdorin dhe zbulojnë të dhënat në formë direkte apo indirekte që kanë të bëjnë me ju si individ (“Të Dhënat Personale”).



 

Ky njoftim i privatësisë (nga këtu e tutje i referuar si “Njoftim Privatësie”) përshkruan sesi NV Coca-Cola Services SA, një kompani me zyre të regjistruar në Chaussée de Mons 1424, 1070 Bruksel (këtu e tutje i referuar si “ne”, “e jona” dhe “neve”) përpunon të Dhënat Personale tuaja të mbledhura në lidhje me ueb-sajtin [www.cocacola-kos.com] (këtu e tutje i referuar si "Ueb-sajti"). Ueb-sajti është platforma online që ne përdorim për t’ju lejuar juve të merrni pjesë në gara për çmime, anketa, lotari, promocione të fitimeve të menjëhershme, gara dhe promocione tjera.

 

 

Në veçanti, ky Njoftim Privatësie përshkruan qartë llojet e të Dhënave Personale të cilat i mbledhim nga ju, si këto i përdorim, me kënd i ndajmë të Dhënat Personale tuaja (dhe ku gjendën ato), për sa kohë do i mbajmë ne ato, dhe përzgjidhet e juaja lidhur me përdorimin tonë të të Dhënave Personale tuaja. Ne gjithashtu përshkruajmë masat të cilat i ndërmarrim për t’i mbrojtur të Dhënat Personale tuaja, dhe ju tregojmë sesi mund të na kontaktoni lidhur me praktikat tona të privatësisë.

 

 

Ju keni mundësinë ta lexoni këtë Njoftim Privatësie (i) gjatë procesit të regjistrimit në Ueb-sajtin [www.cocacola-kos.com] duke klikuar në linkun që paraqitet për ju në atë moment dhe (ii) pas regjistrimit, duke klikuar linkun me titull “Njoftim Privatësie” që gjendet në fund të secilës faqe të Ueb-sajtit] [Të futet vetëm nëse “Njoftimi i Privatësisë” me të vërtet është i vendosur në fund të secilës faqe të Ueb-sajtit.] Ju falënderojmë për leximin e këtij Njoftimi Privatësi me kujdes.

 

 

Në mënyrë që të merrni pjesë në promocionet e Ueb-sajtit tonë, ju duhet të jeni shfrytëzues i regjistruar. Në këtë kontekst njoftimi i privatësisë i paraqitur këtu (“Njoftim Privatësie për Regjistrim”): do të vlejë për ju, në plotësim të këtij Njoftimi Privatësie. Ju falënderojmë gjithashtu për leximin e Njoftimit të Privatësisë për Regjistrim me kujdes.

 

2. Të Dhënat Personale

a. Informatat Personale

Nëse jeni shfrytëzues i regjistruar, të Dhënat Personale në vijim do të lidhen me ato të mbledhura dhe përpunuara në kontekst me Njoftimin e Privatësisë për Regjistrim.

  • Ne mbledhim dhe përpunojmë informatat vijuese lidhur me ju:
  • Emrin,
  • Emrin e shfrytëzuesit (username),
  • Datëlindjen
  • Gjinin
  • Adresën postare (duke përfshirë adresat e faturimit dhe dërgesave),
  • Numrin e telefonit (duke përfshirë numrat e telefonave të shtëpisë dhe mobil),
  • Adresën e email-it,
  • Kombësinë,
  • Videot,
  • Fotot e profilit,
  • Pinkodin e produktit të Coca-Cole-es të blerë nga ju,
  • Informatat e shfletuesit të internetit dhe pajisjes,
  • Informatat lidhur me hobit, interesimet dhe sjelljet e juaja si konsumator,
  • Informata lidhur me përdorimin e emailave të dërguar nga ne tek ju,
  • Të Dhëna Personale lidhur me pjesëmarrjen e juaj në promocione, çmime, anketa, lotari, promocione të fitimeve të menjëhershme, garave dhe llojeve tjera të promocioneve (p.sh. llojin e promocionit, datën dhe orën e pjesëmarrjes në promocion, vendin ku aktiviteti është zhvilluar, brendet dhe produktet e ndërlidhura, rezultatet e pjesëmarrjes në promocion (fitim/humbje)).

Ne nuk mbledhim dhe përpunojmë:

b. “Të Dhëna të Ndjeshme”, d.m.th. të Dhëna Personale të ndërlidhura me anë të ndjeshme si:

  • Origjina racore apo etnike,
  • Mendimet politike,
  • Religjionin apo besimet tjera,
  • Gjendjen shëndetësore apo mjekësore,
  • Të kaluarën kriminale, apo
  • Anëtarësinë në sindikata,
  • Orientimin seksual.

Ne kërkojmë nga ju që mos të na dërgoni, dhe ju mos të zbuloni, çfarëdo të Dhëna të Ndjeshme tek apo përmes Ueb-faqes apo në çfarëdo forme tjetër tek ne.

3. Si i mbledhim të Dhënat Personale tuaja

Ne mbledhim të Dhënat Personale tuaja si në vijim:

  • Përmes Ueb-sajtit: ne mbledhim të Dhënat Personale tuaja përmes Ueb-sajtit, kur ju regjistroheni për t’ju qasur Ueb-sajtit, kur kyçeni në Ueb-sajt dhe kur shfletoni Ueb-sajtin.

  • Kur ju vullnetarisht ofroni të Dhëna Personale: informata si emri, datëlindja, gjinia dhe kodi postar, si dhe informata tjera, mblidhen nga ne kur ju vullnetarisht na i ofroni këto (për shembull, kur ju plotësoni një anketë apo pyetësor të cilin ju dërgojmë ne).

  • offline: ne mbledhim të Dhënat Personale nga ju kur nuk jeni të kyçur në Ueb-sajt, në rastet kur ju kontaktoni shërbimet për klient. Ne ju referojmë juve tek ky Njoftim Privatësie në kohen kur ju kontaktoni shërbimin për klient.

  • Përmes emailave: ne mbledhim të Dhënat Personale tuaja përmes emailave të cilat ju dërgohen juve, duke përcjell mënyrën sesi ju i përdorni këto emaila.

Për qëllime të përshkruara në këtë Njoftim Privatësie, ne grumbullojmë së bashku të Dhënat Personale tuaja të cilat mblidhen përmes Ueb-sajtit, përmes emailave, ato që ju vullnetarisht i ofroni dhe ato që mblidhen kur kontaktoni shërbimin për klient. Ne gjithashtu i grumbullojnë së bashku këto të Dhëna Personale me të Dhëna Personale tjera që i kemi marrë nga ju kur ju keni përdorur shërbimet apo ueb-sajtet e Coca-Cola-es.

 

4. Si ne i përdorim të Dhënat Personale tuaja

Ne përdorim të Dhënat Personale tuaja për qëllimet vijuese::

 

Cikli jetësor i promocionit:

 



 

  • Ne mund t’i përdorim informatat e profilit tuaj dhe të Dhënat Personale nga pjesëmarrja në promocione për nevoja të promocioneve në të cilat ju mund të keni marr pjesë (p.sh. për t’ju dërguar emaila përkujtues, transferimin e të Dhënave Personale tuaja tek partnerët zbatues).

 

Baza ligjore për përpunim: Përpunimi i të Dhënave Personale tuaja për këtë qëllim bazohet në zbatimin e afateve dhe kushteve relevante të promocionit.



  1. Përgjigjes në kërkesa tuaja për informata:



  • Për tu përgjigjur në kërkesat tuaja për informata, ankesat, pyetjet dhe sugjerimet lidhur me promocione apo aktivitete tjera të ngjashme, të cilat ju i dërgoni përmes shërbimeve për klient apo përmes kanaleve tjera të komunikimit.



Baza ligjore për përpunim: Përpunimi i të Dhënave Personale tuaja për këtë qëllim bazohet në interesin tonë legjitim për të trajtuar, në mënyrë përkatëse dhe me kohë, kërkesat e klientëve për informata, ankesat, pyetjet dhe sugjerimet lidhur me promocione apo aktivitete tjera të ngjashme, dhe për të siguruar se obligimet tona ligjore në lidhje me organizimin e promocioneve dhe aktiviteteve të ngjashme janë përmbushur.



  1. Ndryshimet në afatet dhe kushtet e Ueb-sajtit dhe këtij Njoftimi Privatësie:



  • Për t’ju mbajtur të informuar lidhur me ndryshimet e afateve dhe kushteve të Ueb-sajtit dhe të këtij Njoftimi Privatësie.



Baza ligjore për përpunim: Përpunimi i të Dhënave Personale tuaja për t’ju ofruar informata lidhur me ndryshimet e afateve dhe kushteve të Ueb-sajtit dhe të këtij Njoftimi Privatësie bazohet në interesin tonë legjitim për t’ju informuar përpara se këto ndryshime të hyn në fuqi.

  1. Përmirësimin e mekanikës së promocioneve:

  • Ne mund t’i përdorim informatat e profilit tuaj dhe të Dhënat Personale nga pjesëmarrja në promocione për ta përmirësuar mekanikën e promocioneve tona.

Baza ligjore për përpunim: Përpunimi i të Dhënave Personale tuaja për këtë qëllim bazohet në interesin tonë legjitim për të përmirësuar funksionimin e promocioneve tona.



  1. Obligimet ligjore:

  • Për t’i përmbushur obligimet tona ligjore, procedurat ligjore apo urdhrat e autoriteteve qeveritare që mund të përfshijnë urdhra nga autoritetet publike dhe qeveritare jashtë shtetit të vendbanimit tuaj, kur ne besojmë se jemi të obliguar ligjshmërish për ta bërë këtë, dhe kur zbulimi i të Dhënave Personale tuaja është e nevojshme për t’i përmbushur obligimet ligjore, procedurat apo urdhrat qeveritare të cekura.

Baza ligjore për përpunim: Përpunimi i të Dhënave Personale tuaja për këto qëllime bazohet në obligimet tona ligjore.



  1. Mbrojtja e interesave tona:

  • Për zbatimin e afateve dhe kushteve tona, për ta mbrojtur në mënyrë ligjore punën operative tonë apo atë të ndonjë të ndërlidhuri tonë, për të mbrojtur në mënyrë ligjore të drejtat tona, privatësinë, sigurinë apo pronën, dhe/apo atë të ndërlidhurve tonë, dhe për të na mundësuar neve të kërkojmë mjete juridike për të kufizuar dëmet të cilat mund të na shkaktohen.

 

Baza ligjore për përpunim: Përpunimi i të Dhënave Personale tuaja për këtë qëllim bazohet në interesin tonë legjitim për të mbrojtur organizatën tonë.

 

 

  1. Bashkimet dhe Blerjet dhe veprimet tjera korporatave:

  • Për të kryer çfarëdo riorganizimi, bashkimi, shitje, ndërmarrje të përbashkët, përcaktim, transferim apo dispozitë tjetër e të gjitha apo një pjese të biznesit tonë, aseteve apo stoqeve (duke përfshirë ato në lidhje me falimentim apo procedura të ngjashme).

 

Baza ligjore për përpunim: Përpunimi i të Dhënave Personale tuaja për qëllime të kryerjes së bashkimeve dhe blerjeve, dhe veprimeve të lartcekura të korporatave bazohet në interesat tonë legjitim për zbatimin e strategjisë së korporatës.

 

 

  1. Detektimin e mashtrimeve

  • Ne mund t’i përdorim informatat e profilit tuaj dhe të Dhënat Personale nga pjesëmarrja në promocione për të identifikuar nëse janë duke u kryer veprime të mundshme mashtruese në kontekstin e ndonjë promocioni.

 

Baza ligjore për përpunim: Përpunimi i të Dhënave Personale tuaja për këtë qëllim është bazuar në interesat tona legjitime për ta mbrojtur organizatën tonë nga mashtrimet.

5. Kujt i zbulohen të Dhënat Personale tuaja?

Informata Personale tuaja i zbulohen marrësve vijues:

  1. [Futni emrin e entitetit tuaj vendor] i cili na ndihmon në menaxhimin e promocioneve.

 

  1. Salesforce.com, që është nikoqire e sistemit tonë për Menaxhimin e Marrëdhënieve me Klient (CRM), nga i cili dërgohet emaila marketingu dhe transaksioni.

 

  1. Gigigo, që menaxhon platformën tonë online (Orchextra) nga e cila promocionet dhe aktivitetet e ngjashme administrohen.

 

  1. Amazon S3, që zbaton dhe menaxhon çmimet e fituara.

 

  1. Mixcodes, që verifikon dhe menaxhon Pinkodet dhe identifikuesit.

 

  1. Beckon, që operon panelin elektronik dhe solucionet raportuese që ne përdorim.

 

  1. Google për ruajtje të informatave në cloud dhe databazën për kërkimet të mëdha.

 

  1. Amazon Data Services Ireland Ltd, që operon qendrën e të dhënave që është nikoqire e të dhënave të përdorura në kontekstin e Orchextra, platforma që ne përdorim për të krijuar dhe menaxhuar fushatat promocionale dhe ngjarjet.

 

6. Sajtet e Palëve të Treta

Ky Njoftim Privatësie nuk trajton, dhe ne nuk jemi përgjegjës për, privatësinë, informatat apo praktikat tjera të palëve të treta që operojnë me sajte drejt të cilave Ueb-sajti përmban një link. Përfshirja e një linku tek një sajt tjetër në Ueb-saj nuk nënkupton mbështetjen tonë apo nga të ndërlidhurit tonë të sajtit të lidhur me atë link.

Në veçanti, Ueb-sajti mund të përmbaj një link apo disa linqe drejt ueb-sajteve e-komerciale, duke përfshirë ueb-sajte e-komerciale që kanë brendin Coca-Cola. Ky Njoftim Privatësie nuk qeverisë çfarëdo ueb-sajte e-komerciale drejt të cilave Ueb-sajti mund të përmbaj një link. Çfarëdo të Dhëna Personale të cilat ju i paraqitni përmes ueb-sajtit e-komercial do t’i nënshtrohen Njoftimit të Privatësisë të atij ueb-sajti e-komercial, dhe jo këtij Njoftimi Privatësie. Ne nuk kemi kontroll mbi, dhe nuk do jemi përgjegjës për, përdorimin e të Dhënave Personale të mbledhura përmes sajtit e-komercial.

Në disa raste, ne mund të përdorim shërbime për pagesë të palëve të treta për të përpunuar blerjet dhe/apo mbledhur donacione të bëra përmes Ueb-sajtit. Në këto raste, të Dhënat Personale mund të mblidhen nga kjo palë e tretë dhe jo nga ne, dhe do t’i nënshtrohen Njoftimit të Privatësisë së palës së tretë, në vend të këtij Njoftimi Privatësie. Ne nuk kemi kontroll mbi, dhe nuk jemi përgjegjës për, shfrytëzimin apo zbulimin nga kjo palë e tretë të të Dhënave Personale tuaja, dhe ne nuk mbështesim këto palë të treta apo ueb-sajtet e tyre. Ne nuk bëjmë çfarëdo përfaqësimi lidhur me saktësinë, plotësinë, afatet kohore apo përshtatshmërinë e informatave në politikat e privatësisë së atyre palëve të treta. Është përgjegjësi e juaja të lexoni me kujdes politikat e privatësisë tek ueb-sajtet e palëve të treta para se t’i përdorini ato.

7. Çfarë transferime bëjmë ne të të Dhënave Personale jashtë Zonës Ekonomike Evropiane?

Për të arritur qëllimet e përshkruara në këtë Njoftim Privatësie, ne transferojmë të dhënat personale tuaja në shtete të cilat nuk sigurojnë nivele të duhura të mbrojtjes, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë rast, transferimet tona të të dhënave i nënshtrohen masave vijuese mbrojtëse në pajtim me GDPR, për të garantuar që të Dhënat Personale tuaja janë të mbrojtura si duhet:

- Klauzolat standarde për mbrojtje të të dhënave të miratuara nga Komisioni i BE-së nën nenin 46, paragraf 2, të GDPR (kliko këtu për t’ju qasur vendimit të Komisionit të BE-së mbi klauzolat standarde kontraktuale për transferimet tek përpunuesit e themeluar në vendet e Treta); dhe

- Mburoja e Privatësisë BE-SHBA për transferime tek entitete të vendosura në Shtetet e Bashkuara (kliko këtu për t’ju qasur vendimit të Komisionit të BE-së lidhur me Mburojën e Privatësisë BE-SHBA).

Për të marrë çfarëdo informata relevante lidhur me çfarëdo transferime të të Dhënave Personale tuaja tek vendet që nuk sigurojnë nivel adekuat të mbrojtjes (duke përfshirë mekanizmat relevant të transferimit), ju lutem kontaktoni Zyrën e Privatësisë tonë në këtë adresë: privacy@coca-cola.com.

 

8. Cilat janë të drejtat tuaja sa i përket përpunimit të të Dhënave Personale tuaja, si mund t’i ushtroni ato, dhe si mund të na kontaktoni?

  1. Të drejtat tuaja sa i përket përpunimit tonë të të Dhënave Personale tuaja

 

Sa i përket përpunimit tonë të të Dhënave Personale tuaja të përshkruar në këtë Njoftim Privatësie, ju keni të drejtë:

  • Të merrni një kopje të çfarëdo të Dhënave Personale të cilat i kemi lidhur me ju;

 

  • Të kërkoni nga ne të azhurnojmë apo përmirësojmë çfarëdo të Dhëna Personale të pasakta, apo të plotësojmë çfarëdo të Dhëna Personale jo të plota;

 

  • Të kërkoni që të ndalojmë përpunimin e të Dhënave Personale për përmirësimin e promocioneve tona dhe aplikacioneve të Ueb-sajtit.

 

Ju gjithashtu keni të drejt, në rrethana të caktuara:

  • Të kundërshtoni përpunimin e të Dhënave Personale tuaja;

 

  • Të kërkoni nga ne të shlyejmë të Dhënat Personale tuaja;

 

  • Të kufizoni përpunimin tonë të të Dhënave Personale tuaja; dhe

 

  • Të kërkoni nga ne të transmetojmë pjesë të caktuara të të Dhënave Personale tuaja tek ju apo t’i transferojmë apo të kërkojmë të transferohen tek një kontrollues tjetër i të dhënave.

 

  1. Ushtrimi i të drejtave tuaja

Nëse dëshironi të ushtoni cilëndo nga të drejtat e lartcekura, ju mund të na kontaktoni duke përdorur një nga opsionet vijuese.

 

  • Ju mund të na dërgoni email në adresën vijuese: DPO-Europe@coca-cola.com

 

  • Ju mund të na telefononi në: […]

 

  • Ju mund të shkruani në adresën postare në vijim: […]

 

  1. E drejta e parashtrimit të ankesës pran autoritetit kompetent për mbrojtje të të dhënave

Ju keni të drejt të parashtroni ankesë pran autoritetit relevant mbikëqyrës (në veçanti në Shtetin Anëtarë të vendbanimit tuaj të rëndom, vendit të punës apo vendit të shkeljes së pretenduar).

 

  1. Detajet kontaktuese të Zyrtarit për Mbrojtje të të Dhënave (DPO) tonë

Ju mund ta kontaktoni Zyrtarin për Mbrojtje të të Dhënave (DPO) tonë në adresën vijuese: DPO-Europe@coca-cola.com

 

9. Periudhat e mbajtjes së të Dhënave Personale tuaja

Ne synojmë që t’i mbajmë të Dhënat Personale tuaja në formë të saktë dhe të azhurnuar. Ne do t’i shlyejmë të Dhënat Personale tuaja të cilat i kemi atëherë kur nuk kemi nevojë më për to.

Ne do t’i mbajmë të Dhënat Personale tuaja përgjatë periudhës sa zgjasin promocionet në të cilat keni marrë pjesë, pa paragjykuar obligimet ligjore të zbatueshme lidhur me këto mbajtje dhe periudhat përkatëse kufizuese:

10. Ligji i Zbatueshëm

Ky Njoftim Privatësie qeveriset nga dhe do të interpretohet në pajtim me ligjet e Belgjikës dhe çfarëdo dispozite tjetër obligative e ligjeve të zbatueshme të Bashkimit Evropian.

11. Azhurnimet e këtij Njoftimi Privatësie

  1. Ju mund të gjeni se kur ky Njoftim Privatësie është plotësuar për herë të fundit duke kontrolluar "REVIDIMI I FUNDIT" në pjesën e sipërme të kësaj faqe.


Të gjitha ndryshimet e menduara të këtij Njoftimi Privatësie do ju komunikohen para se këto ndryshime të hyjnë në fuqi.



Ju mund të shtypni, shkarkoni apo të mbani në formë tjetër një kopje të këtij Njoftimi Privatësie (dhe të çfarëdo versioni të reviduar) për shënimet e juaja.





E drejta autoriale 2018 Kompania Coca-Cola. Të gjitha të drejtat e rezervuara.