POLITIKAT E KOMPANISË COCA-COLA PËR ‘COOKIE’

 

RISHIKIMI I FUNDIT: [DATA]

 

Politikat për ‘Cookie’ të Kompanisë Coca-Cola (“Politikat për Cookie”) i përshkruajnë llojet e ndryshme të ‘cookies’ që përdoren në lidhje me uebsajtin që është pronë dhe kontrollohet nga NV Coca-Cola Services SA, me seli në Chaussée de Mons 1424, 1070 Bruksel (në tekstin e mëtejmë “Coca-Cola” ose “ne”), nga e cila ju i qaseni këtyre Politikave për ‘Cookie’ (“Sajti”). Coca-Cola i përcakton mjetet dhe qëllimet e përpunimit të të dhënave personale të përshkruara në këto Politika për ‘Cookie’, prandaj është kontrollues i të dhënave (në kuptim të Rregullores së BE-së 2016/679).

Njoftimet tona të privatësisë  aplikohen varësisht nga sajti që po i qaseni përveç këtyre Politikave për ‘Cookie’ dhe si plotësim i këtyre Politikave për ‘Cookie’. 

E keni opsionin që ta pranoni përdorimin e ‘cookies’  para hyrjes në këtë Sajt. Këto Politika për ‘Cookie’ ju mundësojnë që ta jepni ose ta refuzoni pëlqimin për secilën kategori të ‘cookies’ (përveç ‘Cookies’ rreptësishtë të domosdoshme, të cilat vetëm mund të refuzohen).

Nëse keni pyetje, luteni që të na kontaktoni në ID.coke.com .

 

Përmbajtja

1. WHAT IS A COOKIE?

2. HOW DO I MANAGE COOKIES?

3. WHAT KIND OF COOKIES DO WE USE?

4. UPDATES TO THIS COOKIE POLICY

 

 

1. ÇKA ËSHTË NJË ‘COOKIE’?

· ‘Cookies’ janë një tipar standard i uebsajteve që na mundësojnë të ruajmë sasi të vogla të të dhënave në kompjuterin tuaj në lidhje me vizitën tuaj në sajt. Ato përdoren gjerësisht për të ndihmuar që uebsajtet të punojnë ose të funksionojnë më mirë dhe në mënyrë më efikase, duke ju njohur juve dhe duke i kujtuar informacionet që do ta bëjnë përdorimin më të përshtatshëm të uebsajtit (si për shembull duke e kujtuar rregullimin e preferencave tuaja). ‘Cookies’ gjithashtu na ndihmojnë të mësojmë se cilat fusha të Sajtit janë të dobishme dhe cilat fusha kanë nevojë për përmirësim dhe për ta përcjellë përdorimin tuaj të Sajtit me qëllim që t’ju ofrohen reklama të synuara.  

 

· ‘Cookies’ të palës së parë dhe ‘cookies’ të palëve të treta

‘Cookies’ shkarkohen nga shfletuesi juaj i internetit herën e parë që e vizitoni sajtin. Herën tjetër që e vizitoni sajtin nga e njëjta pajisje, ‘cookie’ dhe informacioni i ruajtur në të ose kthehet në sajtin që e ka gjeneruar (‘cookie’ i palës së parë) ose në një faqe tjetër të cilës i takon (‘cookie’ e palës së tretë). 

Këta ofrues të palëve të treta i vendosin ‘cookies’ gjatë kohës sa jeni të lidhur në faqet e tyre dhe e vizitoni sajtin tonë. Nuk kemi asnjë ndikim në rregullimet e ‘cookie’-ve të këtyre uebsajteve. Luteni që t’i vizitoni uebsajtet e ofruesve të palëve të treta për më shumë informata mbi mënyrën se si ata i përdorin ‘cookies’.

‘Cookies’ të palës së parë dhe të palëve të treta ia mundësojnë uebsajtit që ta kuptojnë nëse i jeni qasur tashmë sajtit përmes këtij shfletuesi dhe, në shumë raste, bën që përmbajtja të shfaqet e ndryshme.

Nëse e mohoni përdorimin e të gjitha ‘cookies’, nuk do të përdoren as ‘cookies’ të palës së parë e as ‘cookies’ të palëve të treta. Nuk do të ketë dallim në mes të dy llojeve të ‘cookies’.

· ‘Cookies’ persistente dhe të sesionit

Varësisht jetëgjatësisë së tyre, ‘cookies’ mund të dallohen midis ‘cookies’ “persistente” ose “të sesionit”.

‘Cookie’ persistente është ‘cookie’ që ruhet në kompjuterin tuaj derisa të skadojë ose ta fshini. 

‘Cookie e sesionit’, nga ana tjetër, fshihet me rastin e mbylljes së shfletuesit. 

 

Përveç pranimit të ‘cookies’ kur e vizitoni sajtin siç përshkruhet në mënyrën e përcaktuar më poshtë, në përgjithësi mund të zgjidhni nëse do t’i pranoni ‘cookies’ duke i ndryshuar parametrat rregullues në shfletuesin tuaj. Për detaje të mëtejshme shihni më poshtë në nr. 2.

 

2. SI I MENAXHOJ ‘COOKIES’

 

· Nuk pajtohen me përdorimin e ‘cookies’

 

Ju keni mundësinë që ta pranoni përdorimin e ‘cookie’-ve që do t’ju mundësojnë përdorimin e të gjitha funksioneve të sajtit pa kufizime gjatë vizitës në sajtin tonë. Nëse e refuzoni përdorimin e ‘Cookies’ rreptësishtë të domosdoshme, kjo mund të ndikojë në përvojën dhe funksionalitetin e përdoruesit gjatë përdorimit të sajtit. Refuzimi i ‘cookie’-ve të tjera mund të mos ndikojë në përvojën dhe funksionalitetin e përdoruesit gjatë përdorimit të sajtit.

Nëse e refuzoni përdorimin e të gjitha ‘cookies’, ‘cookies’ të palës së parë dhe ‘cookies’ të palëve të treta do të çaktivizohen. Për më tepër, ‘cookies’ e palës së parë do të fshihen. Nuk mund t’i fshijmë ‘cookie’ të palëve të treta. Prandaj, ‘cookies’ të palëve të treta duhet t’i fshini vet. Kjo mund të bëhet brenda parametrave rregullues të shfletuesit tuaj.

 

· Çaktivizoni dhe/ose fshini ‘cookies’ nëpërmjet shfletuesit

Si alternativë dhe/ose si plotësim, mund t’i ndryshoni parametrat rregullues të ‘cookie’ brenda shfletuesit tuaj të internetit. Shfletuesi juaj i internetit ju mundëson ndryshimin e parametrave rregullues të ‘cookie’. Parametrat rregullues të shfletuesit për ‘cookies’ zakonisht gjenden në menynë “options”, “tools” ose “preferences” të shfletuesit të internetit. Gjithashtu mund ta konsultoni menynë “ndihmë” të shfletuesit. Shfletuesit e ndryshëm mund të përdorin mekanizma të ndryshëm për t’i çaktivizuar ‘cookies’.

Luteni që t’i konsultoheni linqet e mëposhtme për më shumë detaje për menaxhimin e parametrave rregullues të ‘cookie’:

 

Parametrat rregullues të ‘cookie’ në Internet Explorer

Parametrat rregullues të ‘cookie’ në Firefox

Parametrat rregullues në Chrome

Parametrat rregullues në Safari

 

Sa i përket parametrave rregullues të shfletuesit për fshirjen e ‘cookie’-ve të mëparshëm, vlejnë parimet e njëjta si për çaktivizimin   e ‘cookie’-ve të reja nëpërmjet parametrave rregullues të shfletuesit. Luteni që t’i ndiqni udhëzimet përkatëse të shfletuesit siç përshkruhet më lart.

Ka mjete online në dispozicion për t’i pastruar të gjitha ‘cookie’-të që kanë mbetur nga uebsajtet që i keni vizituar, si www.allaboutcookies.org .

Kur e vizitoni këtë sajt nga kompjuterët e ndryshëm, kërkohet që ta përsërisni modifikimin e parametrave rregullues. 

 

3. ÇFARË ‘COOKIES’ I PËRDORIM?

Më poshtë i kemi listuar llojet e ndryshme të ‘cookies’ që ne dhe palët e treta i përdorin në sajt: ‘Cookies’ rreptësishtë të domosdoshme, ‘Cookies’ të performancës, ‘Cookies’ Funksionale, ‘Cookies’ të synuara dhe, ‘Cookies’ të mediave sociale.

 

‘Cookies’ rreptësishtë të domosdoshme:  ‘Cookies’ rreptësishtë të domosdoshme i garantojnë funksionet pa të cilat nuk do të mund ta përdorni këtë sajt dhe siguroheni se, kur i thërrisni funksionalitetet e uebsajtit, ju shfaqet një version që ka sasi të të dhënave që ndërlidhen me brezin e gjerë që korrespondon me lidhjen e internetit që e përdorni. Për më tepër, ‘cookie’ i tillë kujdeset që, në rast se i ndryshoni faqet, ndodh funksioni i ndryshimit nga http në https. Përveç kësaj, ‘cookie’-të e këtij lloji e ruajnë vendimin tuaj në lidhje me përdorimin e ‘cookie’-ve në sajtin tonë.

Në veçanti, ‘cookies’ rreptësishtë të domosdoshme që i përdorim janë:

1. ‘Cookie’ të cilat përdoren vetëm për kryerjen e transmetimit të komunikimit nëpërmjet internetit; dhe

2. ‘Cookie’ të cilat janë rreptësishtë të domosdoshme në mënyrë që t’ju ofrojmë shërbimin që e keni kërkuar në mënyrë eksplicite (d.m.th. nëse këto ‘cookies’ janë çaktivizuar, nuk do të jemi në gjendje që t’ju ofrojmë shërbimin që e keni kërkuar shprehimisht).

Përdorimi i ‘cookies’ rreptësishtë të domosdoshme për qëllimet e përshkruara më sipër bazohet në interesat tona legjitime për ta siguruar funksionimin e duhur teknik, qasjen dhe përdorimin e sajtit, dhe t’ju ofrojë shërbimin(et) që i keni kërkuar në mënyrë eksplicite.

‘Cookies’ të Performancës: Këto ‘cookies’ përdoren për të na dhënë informata statistikore në lidhje me performancën e sajtit tonë (p.sh.  për t’i numëruar vizitat, burimet e trafikut).  

 

‘Cookies’ funksionale: Këto ‘cookie’ mundësojnë që sajti t’i mbajë në mend zgjedhjet tuaja dhe ofrojnë veçori të zgjeruara dhe më personale. Kjo kategori mund të përfshijnë ‘cookie’ të palëve të treta.

 

‘Cookie’ të synuara.  ‘Cookie’ të synuara shërbejnë për të shfaqur reklama në bazë të interesave tuaja në sajt ose për t’i menaxhuar reklamat tona. Këto ‘cookie’ mbledhin informata rreth aktiviteteve tuaja në këtë sajt dhe në sajtet tjera për t’ju siguruar reklamime të synuara. 

‘Cookie’ të Mediave Sociale:  ‘Cookie’ të mediave sociale mbledhin informata rreth përdorimit të mediave sociale, për ta ndërtuar profilin tënd.

 

Tabelat e mëposhtme përmbajnë një listë të të gjitha llojeve të ndryshme të ‘cookie’-ve të cilat përdoren nga ne dhe nga palët e treta në sajt, së bashku me informatat në lidhje me periudhën e mbajtjes (d.m.th. për sa kohë ‘cookie’ mbetet në pajisjen tuaj), burimin e tyre (d.m.th. ‘cookie’ të palëve të para ose të palëve të treta) dhe ekzistencën e transferimeve të të dhënave jashtë Zonës Ekonomike Evropiane:

 

4. PËRDITËSIMET E KËSAJ POLITIKE TË ‘COOKIE’-ve

Mund ta kuptoni se kur kjo Politikë për ‘cookie’ është ndryshuar herën e fundit duke e kontrolluar “RISHIKIMI I FUNDIT”në krye të kësaj faqeje.

 

Të gjitha ndryshimet e shqyrtuara në këtë Politikë për ‘Cookie’ do t’ju komunikohen mjaft kohë para se ndryshimet të hyjnë në fuqi. 

 

 
 
 
 
 
Cookie Settings